Travel Plus- Pushime dhe UdhetimeTravel Plus- Pushime dhe Udhetime
Forgot password?

GRANADA LUXURY RESORT & SPA

Available Rooms

No Rooms Found

Pozita: Hoteli gjendet në regjionin Okurcalar, 30km nga Alanya dhe 95km nga aeroporti i Antalisë.

 

 

Vendosja: Te gjitha dhomat janë në ndërtesën kryesore  me10 kate. dhoma standarde (26-36m², 2+2pax), dhoma lidhëse (63-73m², 4+2pax), Jacuzzi standard dhoma (32m², max2pax), Deluxe Jacuzzi dhoma (70m², 3+1pax), Deluxe suitë (90m², 3+1pax), Corner suitë (72m², 2+1pax), tarrace vila  (65-95m², 2+2pax), Shtëpi Botanike (60-70m², 4+1pax), Lake House (35-65m², 2+1pax). Të gjitha dhomat janë shumë moderne të mobiluara, me banjë private me dush/vaske, tharëse flokësh, sistem të klimatizuar të ndarë, telefon direkt, mini bar (rimbushet çdo ditë me pije, ujë dhe birrë), arkë, TV satelitor, dhe kanale muzikore, lidhje interneti, papuçe, dysheme me parket, ballkon apo tarracë.

 

Shërbimi: Ultra All Inclusive – bufe e hapur për mëngjes, mëngjes i vonshëm, dreka, ushqim i lehtë në mëngjes dhe në pasdite, akullore dhe ëmbëlsira në pastiçeri, bufe për fëmijë, darka, ushqim i lehte në orët e vona, A’la Carte restorante me rezervim paraprak  përveç në Teppanyakim, në arritje shporta me pemë dhe një shishe me verë për të gjithë mysafiret, të gjitha pijet alkoolike dhe jo alkoolike lokale dhe disa të importuara. Nuk përfshihen në koncept: të gjitha pijet luksoze dhe pijet speciale të vjetra, shërbimi në dhome, A’la Carte restorante nëse shfrytëzohen me shume se njëherë në jave.

 

Përmbajtja: Restorant kryesor me bufe te hapur, A’la Carte restorante: Turk, Italian, Francez, Lindje e Largët, restorant i peshkut, lobi bar, Irish bar, të cilët janë të hapur 24 orë, bare pranë pishinës, në plazh, Snack bar, disko bar, vitaminë bar. Mjeku, kujdestari për fëmijë, pastrimi i rrobave dhe pastrimi kimik, telefoni, faksi, interneti, floktari, qendra tregtare, rent a car janë me pagesë shtesë.

 

Plazhi: Plazhi është i hotelit, shtretërit, ombrellat e diellit, peshqirët janë pa pagesë.

 

Sporti dhe argëtimi: Pishine e jashtme dhe e brendshme për të rritur dhe fëmijë, aqua park, fitness qendra, banjë turke, sauna, dhomë me avull, terren për tenis, pingpong. Me pagesë shtesë janë: sportet ujore, SPA& Wellness qendra, birilat, bilardo, ndriçimi për fushë tenisi dhe lojërat kompjuterike.

Programe argëtuese me ekipe profesioniste gjate ditës, në mbrëmje show programe, muzikë e gjallë, kinema. Mini Klub për fëmijë me programe speciale, mini disko dhe gara të ndryshme.

 

www.granada.com.tr 

Policies of GRANADA LUXURY RESORT & SPA

Amenities of GRANADA LUXURY RESORT & SPA

  • Aerobic
  • Aquapark
  • Fitness Center
  • Internet
  • Mini Bar

Guest Reviews (0 reviews)

GRANADA LUXURY RESORT & SPA Alanya, Turqi

Your overall Rating of this property

Booking Number

Pin Code

Title of your review

Your review

What sort of Trip was this?

  • Business
  • Couples
  • Family
  • Friends
  • Solo

Watch Dragon ball super

%d bloggers like this: