Travel Plus- Pushime dhe UdhetimeTravel Plus- Pushime dhe Udhetime
Forgot password?

Royaj Taj Mahal

Available Rooms

No Rooms Found

Royaj Taj Mahal

Pozita: Ky hotel i ëndërrave është ndërtuar në 40000 m2, ndodhet 5 km nga qendra e qytetit të Sides dhe 10 km nga qendra Manavgat. Aeroporti I AntalIas është 48 Km larg.

Koha e transferit: 60 minuta

Royal Taj Mahal Hotel është një qendër e shquar dhe unike për pushim me atmosferën e tij të qetë, me kopshte të mrekullueshme, plazh të artë dhe ujin  blu të detit  Mesdhe.

Akomomodimi: ky hotel me arkitekturë unike ofron 450 dhoma me 900 shtretër, hoteli posedon 9 ashensorë.

Gjithsej 356 dhoma standarde 52 m2 me pamje nga kopshti dhe deti, 26 junior suita 85m2 që përbëhen nga dhoma e pritjes dhe fjetjes, 5 dhoma për të hendikepuar, 20 dhoma duplex familjare me 70 m2 të ndara në 2 kate, dhoma e fëmijeve e dekoruar special për ta, 38 dhoma familjare me derë lidhëse 77m2 të cilat  bashkohen me një korridor të përbashkët. Dhoma Taj Mahall 77 m2, koncepti për muaj të mjaltit ofron dhomë të dekoruar në mënyrë të këndshme me lule, torte në formë zemre me të arritur, bodimantel dhe papuqe. Të gjitha dhomat posedojnë ballkon, janë të shtruara me tepih, derë me çelës elektronik, sofa dhe fotele, minibar, TV/Sat, xhakuzi në banjë, tharëse flokësh, klimatizim qendror. Dhomat pastrohen dhe peshqirët ndërrohen çdo ditë, kurse çaraçfët ndërrohen çdo të tretën ditë. Bodymanteli është në dispozicionin tuaj me pagesë. Në të gjitha dhomat ndalohet pirja e duhanit.

Shërbimi: Ultra All inclusive

Ushqimi shërbehet në restorantin kryesor, atë për snack dhe bistro. Ky hotel i mrekullueshëm ofron gjithashtu edhe A’la carte si Gusto Della Notte (italian), Agra (lindja e largët & indian), La Filika (peshkut), shumë bare si Lobby Bar, Pool Bar, Beach Bar, Aqua Bar, Beach Snack Bar, Amphi Bar, Night Club, Bowling Bar, Notte Bar.
Hoteli ofron disa pishina si: pishina e madhe  2700 m2 , 140 cm të thellë, Aqua pishina  600 m2 me 140 cm thellësi, pishinë me rrëshqitëse uji (3 total) 250 m2 në 110 cm thellësi.

Pishina për fëmijë me rrëshqitëse uji 250 m2, 80 cm i thelle, pishina për fëmijë aquapark fun pool 200m2, 40 cm i thellë, pishina e jashtme për fëmijë 200 m2, 40 cm i thellë si dhe pishina e mbyllur 460m2 me thellësi 140 cm.

Të gjitha aktivitetet argëtuese dhe tretmanet e bukurisë janë në dispozicionin tuaj, 5 fusha tenisi më të mirat në rajonin e Antalias që ofrojnë edhe kurse speciale.

Sporti dhe koha e lirë Pa pagesë: shfrytëzimi i fushës së tenisit ditën, reketat dhe topat, ping pong, volej plazhi, qendra e fitnesit, sauna, banjo turke, pikado, aerobik, gjimnastikë në ujë.

Në çmim përfshihen:

• Biletat e aeroplanit ktheyse

• Akomodimi për 7 netë në hotel

• Shërbimi Ultra-All-Inclusive

• Transferi Hotel – Aeroport – Hotel

• Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim

• Të gjitha taksat

Policies of Royaj Taj Mahal

Amenities of Royaj Taj Mahal

Guest Reviews (0 reviews)

Kushtet e Sherbimit: Rezervimi: Të gjitha rezervimet mund të bëhen përmes Web faqës, Emailit apo Telefonit të Pushime.com, dhe këto kërkesa merren seriozisht nga ana e stafit tonë duke e konsideruar si të rëndësishme te gjithë procesit nga fillimi i udhëtimit/pushimeve, deri në mbarimin e tyre nga klientët tanë te organizuar në grupe ose individë. Kushtet e rezervimit të shërbimit kanë të vetmin qëllim që të qartësojnë marrëdhëniet klient – agjensi për të evituar ndonjë keqkuptim në lidhje me rezervimin tuaj. Rezervimi është valid vetëm në rastin e konfirmimit nga ana e stafit të Pushime.com Anuilimi Të gjitha shërbimet e rezervuara dallojnë për nga specifikacionet e tyre, rrjedhimisht anulimet e tyre kanë kushtet strikte të vendosura nga tour operatorët e jashtëm. Ju lutemi që për anulimin e rezervimit të shërbimit tuaj të na kontaktoni direkt përmes emailit apo numrave tanë të telefonit. Çmimi: Të gjitha çmimet e ofertave te Pushime.com LLC janë në valuten euro. Mënyra e pageses: Pagesa e rezervimit të shërbimit/produktit nga ana e klientit mund të bëhet përmes: Transferit Bankar në llogaritë e Pushime.com LLC Debit apo Kredit Kartele përmes POS-it në zyret e Pushime.com LLC Para të gatshme (Cash) në zyret e Pushime.com LLC * Te gjitha shpenzimet dhe komisionet bankare duhet te barten nga ana e klientit * Kushtet e lartë cekura në raste të caktuara mund të janë fleksibile duke u bazuar në marrëdhënjen dhe arritjen e marreveshjes në mes klientit dhe kompanisë Pushime.com. Ankesa dhe sygjerime: Për çdo ankesë apo sygjerim tuajin ju lutem na shkurani ne info@pushime.com.

Royaj Taj Mahal Side, Turqi

Your overall Rating of this property

Booking Number

Pin Code

Title of your review

Your review

What sort of Trip was this?

  • Business
  • Couples
  • Family
  • Friends
  • Solo

Watch Dragon ball super

%d bloggers like this: