Travel Plus- Pushime dhe UdhetimeTravel Plus- Pushime dhe Udhetime
Forgot password?

Vera Mare

Available Rooms

No Rooms Found

Vera Mare

Pozita: Vera Mare Resort, i hapur në vitin 2008 dhe ndodhet drejtpërsëdreti në plazhin me rërë, vetëm 45 km nga qendra e Antalyas dhe 40 km nga Aeropoti, bëhet edhe më atraktiv për familjet me fëmijë.

Është pjesë e rrjetit të hoteleve Vera Hotels & Resorts, dhe shtrihet në plazhin me rërë e ujin e kristaltë të Mesdheut. Ambient mikëpritës dhe plazh privat të ndarë edhe për fëmijë, ju bën të ndiheni në shtëpinë tuaj të re, larg nga ajo që e keni.

Dhomat: Hoteli posedon gjithsej 367 dhoma, nga të cilat 74 dhoma familjare me 35m2, 289 dhoma standarde 28m2, 4 suita 54m2, të gjitha dhomat janë të disenjuara me shije dhe me dizajn modern.
Të gjitha dhomat kanë klimatizim të ndarë, LCD TV, banjë me WC, kasafortë në dhomë, linjë telefonike, minibar.

Shërbimi: Ultra All Inclusive
Mëngjesi, dreka dhe darka shërbehen në formë bufeje. Mëngjesi për gjumashë shërbehet prej 10:00 deri në 10:30. Supë mesnate shërbehet prej 23:00 deri 00:30, ndërsa sendviçë prej 00:30 deri 07:00. Posedon disa hotele a la carte si restauranti i peshkut mesdhetar, restauranti osman, restauranti italian, restaurant fshati etj.
Poashtu disa bare, si bari në lobi, bari në pishinë, snack bari, beer garten, disko bari etj.
Pijet alkoolike dhe joalkoolike vendore si dhe disa të importuara, ofrohen gjatë 24 orëve.

Sporti dhe koha e lirë:

Pa pagesë: pishina me 3 rrëshqitëset, e përshtatshme për të rritur dhe fëmijë, pikado, pinpong, sauna, banjë turke.

Me pagesë: shërbimet e bukurisë, wellnes, masazha, sportet motorike, biliardo.
Mini futboll, volejboll plazhi, aktivitete dhe fitnes në ujë (pishinë).
Animacione të ndryshme dhe të lloj-llojshme gjatë ditës. Show argëtues, natë turke një herë në javë, lojëra interaktive, mini disko, natë gala.
Karaoke, konkurs për pirje të birrës, muzikë live 5 ditë në javë, mini klube etj.

Fëmijët: për të vegjëlit hoteli organizon animacione dhe aktivitete të ndryshme, pishina për fëmijë.

Në çmim përfshihen:

• Bileta e aeroplanit ktheyse

• Akomodimi për 7 netë në hotel

• Shërbimi Ultra-All-Inclusive

• Transferi Hotel – Aeroport – Hotel

• Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim

• Të gjitha taksat

Policies of Vera Mare

Amenities of Vera Mare

  • Aerobic
  • Aquapark

Guest Reviews (0 reviews)

Kushtet e Sherbimit: Rezervimi: Të gjitha rezervimet mund të bëhen përmes Web faqës, Emailit apo Telefonit të Travelplus-ks.com, dhe këto kërkesa merren seriozisht nga ana e stafit tonë duke e konsideruar si të rëndësishme te gjithë procesit nga fillimi i udhëtimit/pushimeve, deri në mbarimin e tyre nga klientët tanë te organizuar në grupe ose individë. Kushtet e rezervimit të shërbimit kanë të vetmin qëllim që të qartësojnë marrëdhëniet klient – agjensi për të evituar ndonjë keqkuptim në lidhje me rezervimin tuaj. Rezervimi është valid vetëm në rastin e konfirmimit nga ana e stafit të Travelplus-ks.com Anuilimi Të gjitha shërbimet e rezervuara dallojnë për nga specifikacionet e tyre, rrjedhimisht anulimet e tyre kanë kushtet strikte të vendosura nga tour operatorët e jashtëm. Ju lutemi që për anulimin e rezervimit të shërbimit tuaj të na kontaktoni direkt përmes emailit apo numrave tanë të telefonit. Çmimi: Të gjitha çmimet e ofertave te Travelplus-ks.com janë në valuten euro. Mënyra e pageses: Pagesa e rezervimit të shërbimit/produktit nga ana e klientit mund të bëhet përmes: Transferit Bankar në llogaritë e Travelplus-ks.com Debit apo Kredit Kartele përmes POS-it në zyret e Travelplus-ks.com Para të gatshme (Cash) në zyret e Travelplus-ks.com * Te gjitha shpenzimet dhe komisionet bankare duhet te barten nga ana e klientit * Kushtet e lartë cekura në raste të caktuara mund të janë fleksibile duke u bazuar në marrëdhënjen dhe arritjen e marreveshjes në mes klientit dhe kompanisë Travelplus-ks.com.

Vera Mare Antalya, Turqi

Your overall Rating of this property

Booking Number

Pin Code

Title of your review

Your review

What sort of Trip was this?

  • Business
  • Couples
  • Family
  • Friends
  • Solo

Watch Dragon ball super